Një ekip nga Instituti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në Akademinë Bullgare të Shkencave do të punojë në kuadrin e një konsorciumi ndërkombëtar mbi projektin "Ndërfaqja auto-adaptive neuromorfike tru-makinë”, lidhur me aplikimin e inteligjencës artificiale në kujdesin shëndetësor. Projekti, i cili u miratua për financim nga Komisioni Evropian, synon të lejojë personat me dëmtime të rënda të shtyllës kurrizore, të cilët nuk janë në gjendje të lëvizin gjymtyrët e tyre të poshtme, të “ecin” dhe të kryejnë aktivitete që nuk janë të mundshme pa mjete ndihmëse. Në bashkëpunim me kolegë nga Franca, Zvicra dhe Holanda, studiuesit bullgarë do të krijojnë një mekanizëm që lexon sinjalet nga truri dhe i transmeton ato në pajisje që mbështesin lëvizjet e pacientit.
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi pjesë e kombit bullgar, e komunitetit evropian dhe kontribuojmë në zhvillimin e kulturës vendëse, por..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..