Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Plovdiv po fillon "One Dance Week" – janë ftuar yjet botërore të kërcimit bashkëkohor

11 shfaqje nga Azia, Afrika, Evropa dhe Amerika e Jugut, duke përfshirë këtu dhe 4 premiera botërore, na presin nga 13 maji deri më 5 qershor

Foto: Facebook/onedanceweek

Shumë pak ngjarje kulturore bashkëkohore në vendin tonë përballojnë ndryshimet e trazuara politike, ekonomike dhe sociale dhe shënojnë jetëgjatësi në ekzistencën e tyre. Mes tyre doli dhe festivali më i madh ndërkombëtar për një vallëzim modern në Bullgari One Dance Week”, i cili e ka filluar rrugën e vet nga kryeqyteti Sofja gjatë vitit 2008 dhe e ka vazhduar “jetën e vet” mes kodrave të bukura të Plovdivit.

Edicioni i 14 i forumit sivjet fillon më 13 maj dhe do të vazhdojë deri më 5 qershor në Plovdiv. Një aksent është i gjithë programi, deklaron në mënyrë kategorike themeluesi i tij dhe drejtor Asen Asenov. Në të janë përfshirë 11 spektakle nga Azia, Afrika, Evropa dhe Amerika Jugore, pasi pesë nga produksionet janë të bashkëprodhuara nga festivali. “Ky është kontributi ynë që Bullgaria të duket në mënyrë adekuate, kuptimplotë dhe me kokë të ngritur lartë sa i përket skenës kulturore evropiane” - tha për Radion Kombëtare Bullgare Asen Asenov.

“Vjet “One Dance Week” u ftua të ishte një nga themeluesit e Aleancës Evropiane të Kërcimit Big Pulse Dance Alliance (BPDA). Ky është një rrjet prej 12 festivaleve/institucioneve evropiane, të bashkuara nga qëllimi i tyre i përbashkët të zhvillojnë dhe të forcojnë sektorin modern të vallëzimit, me mbështetjen financiare të programit “Evropa Krijuese” të Bashkimit Evropian. Themeluesit janë disa nga festivalet më të mëdha të kërcimit në të gjithë Evropën Perëndimore, kurse One Dance Week është i vetmi në Ballkan dhe një nga tre në përgjithësi në Evropën Qendrore dhe Lindore, së bashku me Republikën Çeke dhe Lituaninë, të cilat janë pjesë e kësaj organizate prestigjioze.”

Një fakt i cili po kthehet në një stimul dhe premisë që organizatorët  të përmirësojnë gjithçka që kanë bërë deri tani. Pikërisht kjo shpjegon dhe numrin e madh  të  bashkëprodhimeve dhe të 4 premierave botërore në program, e para prej të cilave është më 14 maj.

“Ky është spektakli “Svërzan”/ I lidhur/ i Dejan Georgievit, një koreograf i ri bullgar. Festivali për herë të parë është producent i artistëve strategjikë bullgarë dhe ky trend do të vazhdojë. Jemi producent gjithashtu i spektaklit të Marion Dërovas - pa dyshim një nga emrat e shquar të skenës bullgare në këtë moment, me një premierë botërore më 20 maj.

„I lidhur“

Kemi dy premiera botërore, të cilat janë një ngjarje e madhe, përfshi dhe për skenën evropiane. Më 14 maj  do të tregojmë përherë të parë spektaklin “Vagabond” - projekti i ri koreografik i Idio Chichava nga Mozambiku. “Vagabond” është një produksion i përbashkët i "One dance week" dhe Kinani Festival, Maputo.

„Vagabond“

Dhe premiera e fundit vjen nga Italia - ky është produksioni “Heroi i fshehtë” i Damiano Bigi - tregon Asenov.

„Heroi i fshehtë“

Fokusi i festivalit sivjet është Portugalia. Sipas fjalëve të Asen Asenovit, ky është një nga shtetet më interesante nga pikëpamja e zhvillimit të vallëzimit modern. Tre janë spektaklet portugeze në program, ku ai më interesanti është i zgjedhur të mbyllë festivalin më 5 qershor. Bëhet fjalë për “Bizon” të koreografit portugez Marco da Silva Ferreira, i njohur me gërshetimin e stileve hip-hop, street kërcime dhe tema aktuale dhe moderne në projektet e tij. Asen Asenov shënoi dhe premierën evropiane nga Brazili më 22 dhe 23 maj.

Balé da Cidade de São Paulo

“Ajo është një nga kompanitë më të mëdha të kërcimit nga Brazili -kompania e kërcimit të vet qytetit Sao Paulo BALÉ DA CIDADE DE SÃO PAULO, e cila do të prezantojë spektaklin e vet “Ky është kërcimi”, i frymëzuar nga një stil i ri Passinho, i lindur në getot e Rio de Zhaneiros.”

Më 3 qershor do të prezantohet  shfaqja spektakolare “Dragonjtë” të yllit të Koresë së Jugut- Eun-Me Ahn.

„Dragonjtë“

Sivjet festivali i kërcimit në Plovdiv u ofron të gjithë qytetarëve ukrainas, të cilët gjenden në territorin e Bullgarisë një prani të lirë në spektaklet nga programi. “Në kohëra të tilla, kur njerëzit janë të ndarë nga familjet e veta, nuk është e mjaftueshme vetëm t’u japim rroba dhe strehim. Ne duam t’u japim dhe një ushqim shpirtëror, i cili të jetë një fllad i lehtë në ditët e tyre të përditshme” - sqaroi vendimin e marrë Asen Asenov.

Autore: Vesella Krësteva /është përdorur intervista e Svetllana Tarashoevës, BNR-“Hristo Botev”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/onedanceweek



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD
Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD