Shumë pak ngjarje kulturore bashkëkohore në vendin tonë përballojnë ndryshimet e trazuara politike, ekonomike dhe sociale dhe shënojnë jetëgjatësi në ekzistencën e tyre. Mes tyre doli dhe festivali më i madh ndërkombëtar për një vallëzim modern në Bullgari “One Dance Week”, i cili e ka filluar rrugën e vet nga kryeqyteti Sofja gjatë vitit 2008 dhe e ka vazhduar “jetën e vet” mes kodrave të bukura të Plovdivit.
Edicioni i 14 i forumit sivjet fillon më 13 maj dhe do të vazhdojë deri më 5 qershor në Plovdiv. Një aksent është i gjithë programi, deklaron në mënyrë kategorike themeluesi i tij dhe drejtor Asen Asenov. Në të janë përfshirë 11 spektakle nga Azia, Afrika, Evropa dhe Amerika Jugore, pasi pesë nga produksionet janë të bashkëprodhuara nga festivali. “Ky është kontributi ynë që Bullgaria të duket në mënyrë adekuate, kuptimplotë dhe me kokë të ngritur lartë sa i përket skenës kulturore evropiane” - tha për Radion Kombëtare Bullgare Asen Asenov.
“Vjet “One Dance Week” u ftua të ishte një nga themeluesit e Aleancës Evropiane të Kërcimit Big Pulse Dance Alliance (BPDA). Ky është një rrjet prej 12 festivaleve/institucioneve evropiane, të bashkuara nga qëllimi i tyre i përbashkët të zhvillojnë dhe të forcojnë sektorin modern të vallëzimit, me mbështetjen financiare të programit “Evropa Krijuese” të Bashkimit Evropian. Themeluesit janë disa nga festivalet më të mëdha të kërcimit në të gjithë Evropën Perëndimore, kurse One Dance Week është i vetmi në Ballkan dhe një nga tre në përgjithësi në Evropën Qendrore dhe Lindore, së bashku me Republikën Çeke dhe Lituaninë, të cilat janë pjesë e kësaj organizate prestigjioze.”
Një fakt i cili po kthehet në një stimul dhe premisë që organizatorët të përmirësojnë gjithçka që kanë bërë deri tani. Pikërisht kjo shpjegon dhe numrin e madh të bashkëprodhimeve dhe të 4 premierave botërore në program, e para prej të cilave është më 14 maj.
“Ky është spektakli “Svërzan”/ I lidhur/ i Dejan Georgievit, një koreograf i ri bullgar. Festivali për herë të parë është producent i artistëve strategjikë bullgarë dhe ky trend do të vazhdojë. Jemi producent gjithashtu i spektaklit të Marion Dërovas - pa dyshim një nga emrat e shquar të skenës bullgare në këtë moment, me një premierë botërore më 20 maj.
Kemi dy premiera botërore, të cilat janë një ngjarje e madhe, përfshi dhe për skenën evropiane. Më 14 maj do të tregojmë përherë të parë spektaklin “Vagabond” - projekti i ri koreografik i Idio Chichava nga Mozambiku. “Vagabond” është një produksion i përbashkët i "One dance week" dhe Kinani Festival, Maputo.
Dhe premiera e fundit vjen nga Italia - ky është produksioni “Heroi i fshehtë” i Damiano Bigi - tregon Asenov.
Fokusi i festivalit sivjet është Portugalia. Sipas fjalëve të Asen Asenovit, ky është një nga shtetet më interesante nga pikëpamja e zhvillimit të vallëzimit modern. Tre janë spektaklet portugeze në program, ku ai më interesanti është i zgjedhur të mbyllë festivalin më 5 qershor. Bëhet fjalë për “Bizon” të koreografit portugez Marco da Silva Ferreira, i njohur me gërshetimin e stileve hip-hop, street kërcime dhe tema aktuale dhe moderne në projektet e tij. Asen Asenov shënoi dhe premierën evropiane nga Brazili më 22 dhe 23 maj.
“Ajo është një nga kompanitë më të mëdha të kërcimit nga Brazili -kompania e kërcimit të vet qytetit Sao Paulo BALÉ DA CIDADE DE SÃO PAULO, e cila do të prezantojë spektaklin e vet “Ky është kërcimi”, i frymëzuar nga një stil i ri Passinho, i lindur në getot e Rio de Zhaneiros.”
Më 3 qershor do të prezantohet shfaqja spektakolare “Dragonjtë” të yllit të Koresë së Jugut- Eun-Me Ahn.
Sivjet festivali i kërcimit në Plovdiv u ofron të gjithë qytetarëve ukrainas, të cilët gjenden në territorin e Bullgarisë një prani të lirë në spektaklet nga programi. “Në kohëra të tilla, kur njerëzit janë të ndarë nga familjet e veta, nuk është e mjaftueshme vetëm t’u japim rroba dhe strehim. Ne duam t’u japim dhe një ushqim shpirtëror, i cili të jetë një fllad i lehtë në ditët e tyre të përditshme” - sqaroi vendimin e marrë Asen Asenov.
Autore: Vesella Krësteva /është përdorur intervista e Svetllana Tarashoevës, BNR-“Hristo Botev”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/onedanceweek
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..