Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i të sëmurëve aktivë të regjistruar me Covid ra nën 105 000

Foto: Pixabay.com

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 362 raste të reja me koronavirus në vend, ose 236 raste më shumë se një ditë më parë. Mbi 64% prej të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 5.3% e 6777 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive u ul me 4901 në 104 198. 100 pacientë të infektuar u shtruan në spitale. 70 nga të sapo shtruarit, ose 70%, nuk ​​janë vaksinuar. Pranimet në spital janë ulur me 15 në 583. 55 persona të infektuar ndodhen në repartet e terapisë intensive.

Njëmbëdhjetë pacientë me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh. Të gjithë të vdekurit nuk ishin vaksinuar. Janë shëruar 6252. Të hënën janë bërë 725 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë me një video lidhje në një takim evropian për Ukrainën

Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..

botuar më 25-02-19 10.18.PD
Godina e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025

Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..

botuar më 25-02-19 8.46.PD
Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD