Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ne po e mirëpresim muajin qershor me të qeshura fëmijësh, lojëra argëtuese dhe një vështrim nga e ardhmja

Foto: arkiv

Lojëra të gëzuara, buzëqeshje fëmijësh dhe karamele bojëra bojëra -kështu me fjalë të thjeshta mund të pikturojmë 1 qershorin e sotëm - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një festë e pafajshmërisë, e gëzimit të pastër dhe e vështrimit të ndritshëm drejt së ardhmes. Gjëra, të cilat jetojnë tek çdo një prej nesh, madje dhe kur harrojmë për to. Pyetëm tre ekspert të vegjël në fushën e 1 qershorit, që të mund të kuptojmë se çfarë bëjnë në fakt fëmijët në ditën e sotme. Sipas Bogomilit i cili është 9 vjeç: 

„Festojnë dhe dëfrejnë bashkë me familjen e tij, me shokë dhe luajnë ndonjë lojë”.  

Lumturia e vërtetë fshihet tek shokët - na thotë Samuill, i cili është 6 vjeç e gjysmë. Vetë ai  ka rreth 20.Sekreti për gjetjen e një shoku të mirë është fare i thjeshtë, mendon ai. “Kur ti ke një qëndrim të mirë ndaj tij”, na e zbulon Sami.  

Për Mateon 4 vjeç fëmijët në ditën e sotme bëjnë disa gjëra speciale.

“Mblidhen dhe dëfrejnë me muzikë. Dhe unë luaj me të mëdhenjtë në futboll.” 

Futboll do të ketë dhe sot në oborrin e Shtëpisë së Vjetër (Radios Kombëtare Bullgare), ku kolegët tanë kanë përgatitur një festë të gëzueshme për vogëlushët të titulluar “Ne fëmijët në Radion Kombëtare Bullgare”, me hyrje të lirë dhe një ftesë të posaçme ndaj të gjithë fëmijëve ukrainas, të cilët kanë mundësi dhe dëshirë të përfshihen në festë. Grupi vokal “Radio-fëmijë” do të këndojë këngë të dashura, kurse pas një pauze të gjatë virtuozët nga Orkestra për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare do të presin përsëri adhuruesit e vet më të vegjël në studion numër Një të Radios, që t’i njohin me sekretet e instrumenteve bullgare në një koncert të posaçëm arsimor.  

Por, nëse vendosni të ktheheni mbrapa në kohë dhe t’u tregoni fëmijëve tuaj se çfarë do të thotë të luajnë në lojën “rojet dhe apashët”, kukafshehthi, badminton, damë, llastik, tërheqje me litar, dhe lojëra të tjera, parku “Geo Milev” në Sofje dhe iniciativa  “Lojërat e viteve 90” është vendi juaj. E pyetëm Mateon nëse e di sesi luhet loja kukafshehthi. “Po” u përgjigj ai pa asnjë lloj dyshimi: “Fshihen dhe maten”. 

Por, kush fshihet dhe se çfarë “matet” kjo do të mbetet si detyrë për t’u zgjidhur nga prindërit e tij. Organizatorët e “Lojërave të viteve 90” duan vetëm që t’i nxjerrin fëmijët jashtë, larg nga telefonat dhe tabletat dhe t’i detyrojnë fëmijët, vogëlushët dhe të mëdhenjtë të dëfrejnë jashtë bashkë mes natyrës. 

Deti po kështu do të mbajë frymën e buzëqeshjeve të fëmijëve sot. Për herë të pestë të radhës në parkun e kompleksit “Izgrev” në qytetin Burgas organizohet “Izgrev Park Fest 2022” për krijuesit e vegjël. Nën moton “Le t’ju them”. Në park do të vendosen akoma punëtori krijuese, një bibliotekë plot libra atraktivë etj. “Tek ne, në këtë ditë emocioni gjithmonë është shumë i madh! Argëtohen jo vetëm fëmijët por dhe të moshuarit!” pohon bibliotekarja e vatrës së kulturës Donka Kostadinova.  

Kurse Sami i vogël na kujton se gjëja më e rëndësishme në jetë është familja dhe me buzëqeshje i drejton urimet e tij ndaj të gjithë fëmijëve nëpër botë:

“Kurse Bogi shton:

“Të jenë shëndosh e mirë, të kenë shumë fat dhe shumë peshqeshe”.

Dhe nëse çuditeni se çfarë peshqeshesh duan fëmijët për 1 qershorin, Bogi përgjigjet në mënyrë kategorike - nga të gjitha llojet! Kurse ne do të shtojmë se më të rëndësishmet prej tyre janë buzëqeshjet e fëmijëve dhe ndjenja e tyre e sigurisë dhe ngrohtësisë. Jua dhuroni sot me bollëk! 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: Facebook / @igritena90te, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekaterina Kvaratskhelia nga Gjeorgjia: Paqja është një bekim që nuk duhet ta marrim si të mirëqenë

Në vitin 1992 një fëmijë nga Gjeorgjia mbledh gjithë jetën e vet në një çantë të vogël prej kanavace të zezë, për të ikur nga tmerri i bombave… Lufta përmes syve të tij – kujtimet më të tmerrshme, të cilat shënojnë gjithë jetën, i përshkruan në..

botuar më 25-05-18 9.00.PD

Ekspozitë për BNR në Burgas – Radioja, përmes së cilës kalon e gjithë jeta shoqërore dhe kulturore e vendit tonë gjatë 90 viteve të fundit

Ekspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e BNR-Burgas – në fund të majit mbushen 13 vjet nga krijimi i medias rajonale. Ekspozita, e vendosur në..

botuar më 25-05-18 7.00.PD

Shkolla Bullgare e së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel po përgatitet për 24 Majin

Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më bullgare - Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit Bullgar, Arsimit dhe Kulturës,..

botuar më 25-05-16 6.55.PD