E qeshura e fëmijëve, lojërat argëtuese dhe muzika kumbojnë sot në mbarë vendin. Pamja e bukur plotësohet nga ekstravaganca e balonave dhe paketave shumëngjyrëshe të dhuratave. Natyrisht, rasti është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, 1 qershori, dhe Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) e mbajti premtimin për audiencën e saj më kërkuese - fëmijët, duke organizuar festën tradicionale të fëmijëve në “Shtëpinë e Vjetër”, siç e quajmë Radion tonë, me titull "Ne fëmijët në Radion Kombëtare Bullgare”.
Në oborrin e institucionit u zhvilluan shumë lojëra argëtuese, u treguan histori dhe u imituan zërat e njohur të televizionit dhe radios.
Sivjet festa e fëmijëve ishte ndoshta më e veçantë për fëmijët nga Ukraina, të cilët për herë të parë marrin pjesë në një event të tillë në vendin tonë. Duke qenë se ata turpërohen të flasin para mikrofonit, ne biseduam me prindërit e tyre, Elena nga Odesa dhe Irina nga Kievi.
“Ne kemi ardhur nga Odesa dhe tashmë dy muaj jetojmë në shtëpinë e shokëve tanë në Sofje. Vajza ime quhet Sofia dhe është 9 vjeç. Këtu ndihemi shumë mirë, tashmë u adaptuam”, tha Elena në një intervistë për Radio Bullgarinë.
Ajo është përfaqësuese e Shoqatës së Bullgarëve në Ukrainë dhe si e tillë ka ndihmuar shumë në evakuimin e bullgarëve besarabë dhe ukrainasve nga vendi i tyre për shkak të luftës. Mirëpo, në një moment, ndjenja e nënës në të mbizotëroi ndaj punës vullnetare, e mori vajzën e vet dhe shkuan në Bullgari. Elena thotë se para se të largoheshin nga Ukraina, me ndihmën e shoqatës, kanë evakuuar 3000 bullgarë, kryesisht në vendpushimet bullgare në Detin e Zi - Primorsko dhe Kiten, si dhe në Bullgarinë Veriore. Një grup i madh është vendosur edhe në Svishtov.
“Kujtimi im më i bukur personal nga fëmijëria ime janë shëtitjet e gjata me prindërit e mi” - kujton Irina, e cila mbërriti në Bullgari nga kryeqyteti ukrainas Kiev.
“Fatkeqësisht, fëmijët e mi kanë lindur në Lugansk, ku kemi jetuar deri në vitin 2014, dhe kujtimet e tyre të para janë nga tingujt e granatimeve. Mbërritëm në Bullgari më 27 shkurt, duke jetuar në vendpushimin Sllënçev Brjag për rreth një muaj dhe më pas shkuam në Sofje, ku jetojmë në shtëpinë e miqve tanë, të cilëve u jemi pafundësisht mirënjohës që na strehuan.”
Këngëtari i ri i talentuar Emilijan Bërdarski, i cili me interpretimet e tij gëzoi të gjithë të pranishmit në festën në “Shtëpinë e Vjetër”, theksoi para mikrofonit tonë: “E ndjej 1 qershorin si ditëlindjen time të dytë, që është më 21 dhjetor”. Këngëtari i talentuar i uroi fëmijët:
“Le të kënaqen me fëmijërinë e tyre, deri sa të munden, si dhe me festën e tyre, sepse ajo është vetëm një herë në vit, jashtë ditëlindjes së tyre.”
1 qershori është një nga ditët më të mira të vitit edhe për aktorin Petër Bajkov. Arsyeja, sipas tij, është se në këtë ditë i kujtojmë vetes se duhet të jemi të sjellshëm, të përzemërt dhe të kemi shqisat për t'u gëzuar për të gjitha të mirat që na ndodhin. Jeta e deritanishme e Petër është një shembull sesi ëndrrat tona si fëmijë mund të realizohen.
“Që kur isha fëmijë, doja të isha në gjendje të mishëroja në “lëkurat” e shumë personazheve. Më vjen mirë që pas kaq shumë kohësh që kur isha fëmijë, mund të vazhdoj ta bëj këtë. Gëzimi që shoh në sytë e fëmijëve dhe habia e tyre, duke dëgjuar disa prej zërave që u tregoj, më mbush me emocione shumë të këndshme”- tha me buzëqeshje aktori.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Ani Petrova
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..