Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një festival peshku në Burgas tërheq adhuruesit e shijeve të detit

Foto: burgas.bg

Nëse po planifikoni një fundjavë buzë detit, mund të vizitoni bregun jugor të Detit të Zi dhe të bashkoheni në Festivalin e Peshkut. Pritësi është Kompleksi Kulturor dhe Turistik “Çengene Skele” pranë Burgasit në datat 17 dhe 18 qershor.

Pjesëmarrësit në aktivitet do të prezantojnë gjellë më të ndryshme me peshk dhe ushqime të tjera deti, shumë verëra bullgare dhe suvenire kushtuar detit, pajisje peshkimi etj.

Kulmi i festivalit është të shtunën, kur kuzhinierët nga Baza Ushtarake-Detare e Burgasit, studentë, amatorë dhe peshkatarë vendas do të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e supës më të shijshme të peshkut.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pazarxhik – fytyra moderne e një qyteti të lashtë

Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv , dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare..

botuar më 25-08-19 7.00.PD

Lumturia ka shijen e verës mes shkëmbinjve Ritlite në Grykën e lumit Iskër

Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..

botuar më 25-08-17 8.55.PD

Parku i pazakontë nënujor tërheq zhytës pranë ishullit Shën Anastasia

Në akvatorin e ishullit Shën Anastasia shpaloset një spektakël përrallor: në 18 metra nën sipërfaqen e Detit të Zi ngrihet një kishëz ortodokse , ndërsa përballë saj është parkuar një “Çajka” sovjetike me grila kromi. Në afërsi të menjëhershme duket..

botuar më 25-08-16 9.00.PD