Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare shqyrtoi letrat e Patriarkut Ekumenik Bartolomeu dhe Patriarkut Serb Porfiri mbi statusin kanonik të Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut. Sinodi vendosi të heqë përçarjen kanonike mbi Kishën Ortodokse në Shkup. Çështja e emrit të kishës në Maqedoninë e Veriut ende nuk është shqyrtuar, njoftoi Patriarkana Bullgare.
Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski tha se kjo është një politikë e koordinuar midis shtetit bullgar dhe kishës. "Ata e njohin kishën e Maqedonisë Veriore, por do të mendojnë për emrin e saj. Kush jeni ju që të mendoni?" - pyeti Pendarovski në një intervistë për televizionin 24 të Shkupit.Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..