Më 25 qershor mes rrënojave të kështjellës mesjetare Çerven në afërsi të qytetit Ruse do të mbahet Festivali i Bukës së Ririt, organizuar nga Muzeu Historik Rajonal në qytet. Pjesëmarrësit do të prezantojnë bukë rituale të cilat janë pjesë e pandarë e riteve tona të vjetra si dasma, Pashkët, Dita e Shën Gjergjit, Dita e Enjos, etj. Ideja është që të ndahen teknologjitë për brumosjen e bukës, të ruajtura në praktikat e dy grupeve etnografike që popullojnë këtë krahinë të Bullgarisë.
“Organizojmë festivalin e bukëve të ritit në një nga objektet e Muzeut Historik Rajonal - Ruse” – tha para Radio Bullgarisë Iskra Todorova, kuratore në muze dhe njëra nga organizatorët e festivalit.
“Çerven është një objekt i njohur turistik dhe kjo është edhe një mundësi tjetër të gjallërojmë këtë vend. Rrënojat e kështjellës ngrihen në mes të natyrës së bukur mbi meandret piktoreske të lumit Rusenski Lom.
Krahas kësaj popullsia e lashtë vendore e quajtur “hërcoi”, nuk është shumë e njohur në krahasim me grupet e tjera etnografike në Bullgari. Ky është edhe një nga qëllimet e festivalit – të prezantojmë kulturën e tyre tradicionale. Si dhe e grupit tjetër interesant etnografik të quajtur kapanci. Zgjodhëm bukët e ritit sepse ato janë një pjesë shumë e rëndësishme të zakoneve. Për ne bullgarët, buka është emanimi i ushqimit. Deri në atë masë sa kur themi: “A ha bukë?” apo “Ai e nxjerr bukën e gojës”, nënkuptojmë ushqimin, jetesën në përgjithësi. Është interesante që edhe sot, megjithëqë praktikat tradicionale u reduktuan shumë, edhe nëse nuk bëjmë gjithçka siç e bënin njëqind vjet më parë, buka mbetet një element i qëndrueshëm i çdo tryeze rituale.”
Për pjesëmarrje në festival që ka karakter konkurrues aplikuan dhjetë institucione – vatra të kulturës, klube të pensionistëve, si dhe fëmijë nga një shtëpi sociale, të cilët do të tregojnë teknika të ndryshme të kuzhinës, mësojmë nga znj. Todorova. Ajo tregon edhe për veçoritë karakteristike të bukëve rituale në këtë pjesë të Bullgarisë:
“Ndoshta ka dallime të vogla në praktikat festive, në krahasim me rajonet e tjera folklorike. Ende mbahet kujtimi për Karamanovden - një festë për nder të buallit, e cila nuk haset në zona të tjera. Por në thelb, bukët rituale kanë të njëjtin funksion dhe qëllim - ato janë një pjesë kryesore e tryezës festive. Etnografi bullgar Dimitër Marinov përshkroi zakonin “Mbajtja e tharmit” në rajonin e qytetit Ruse, i cili haset në popullatën e vjetër vendase në disa fshatra rreth këtij qytetit danubian. Ai gjithashtu la një koleksion të madh vizatimesh me dekorime plastike. Muzeu ynë ka një koleksion të jashtëzakonshëm të bukëve rituale - më shumë se njëqind të punuara prej gjipsi. Shpresojmë që grupet që do të marrin pjesë në festival të tregojnë disa nga bukët që mungojnë në këtë koleksion. Dhe për të na dhuruar pas konkursit, që të bëjmë derdhje prej gjipsi për fondin e muzeut.”
Foto: Facebook /@museumruse, Facebook /@medievalcherven
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..