Presidenti Rumen Radev kryeson delegacionin bullgar në Madrid për samitin e NATO-s. Përpara forumit, Turqia hoqi veton ndaj pranimit të Finlandës dhe Suedisë. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg tha se ky është një sinjal i qartë për presidentin rus Vladimir Putin se dyert e paktit janë të hapura për vendet e tjera.
Një paketë e re ndihme për vetëmbrojtje të Ukrainës do të arrihet në Madrid. Rusia pritet të identifikohet si një kërcënim i madh në konceptin e ri të NATO-s, shtoi Stoltenberg.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ta caktojë Rusinë si shtet terrorist. Zelenski gjithashtu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të njohin Rusinë si sponsor të terrorizmit. Presidenti francez Emmanuel Macron tha në një konferencë për shtyp se ai ka refuzuar të njohë Rusinë si sponsor të terrorizmit sepse "kjo nuk është metodologjia e Francës". Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stéphane Dujarric, komentoi se vendime të tilla nuk janë në kompetencën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..