Presidenti Rumen Radev kryeson delegacionin bullgar në Madrid për samitin e NATO-s. Përpara forumit, Turqia hoqi veton ndaj pranimit të Finlandës dhe Suedisë. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg tha se ky është një sinjal i qartë për presidentin rus Vladimir Putin se dyert e paktit janë të hapura për vendet e tjera.
Një paketë e re ndihme për vetëmbrojtje të Ukrainës do të arrihet në Madrid. Rusia pritet të identifikohet si një kërcënim i madh në konceptin e ri të NATO-s, shtoi Stoltenberg.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ta caktojë Rusinë si shtet terrorist. Zelenski gjithashtu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të njohin Rusinë si sponsor të terrorizmit. Presidenti francez Emmanuel Macron tha në një konferencë për shtyp se ai ka refuzuar të njohë Rusinë si sponsor të terrorizmit sepse "kjo nuk është metodologjia e Francës". Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stéphane Dujarric, komentoi se vendime të tilla nuk janë në kompetencën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..