Presidenti Rumen Radev kryeson delegacionin bullgar në Madrid për samitin e NATO-s. Përpara forumit, Turqia hoqi veton ndaj pranimit të Finlandës dhe Suedisë. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg tha se ky është një sinjal i qartë për presidentin rus Vladimir Putin se dyert e paktit janë të hapura për vendet e tjera.
Një paketë e re ndihme për vetëmbrojtje të Ukrainës do të arrihet në Madrid. Rusia pritet të identifikohet si një kërcënim i madh në konceptin e ri të NATO-s, shtoi Stoltenberg.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ta caktojë Rusinë si shtet terrorist. Zelenski gjithashtu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të njohin Rusinë si sponsor të terrorizmit. Presidenti francez Emmanuel Macron tha në një konferencë për shtyp se ai ka refuzuar të njohë Rusinë si sponsor të terrorizmit sepse "kjo nuk është metodologjia e Francës". Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stéphane Dujarric, komentoi se vendime të tilla nuk janë në kompetencën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..