Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pleven e prezanton Akademikun Svetlin Rusev si një dhurues bujar dhe mbrojtës i artit

Foto: arkiv

Vepra të paparaqitura nga koleksioni i Akademikut Svetlin Rusev, dhuruara qytetit të tij të lindjes Pleven, prezantohen në galerinë e artit me emrin e tij në qytet. Në këtë mënyrë shënohen 38 vjet nga hapja zyrtare e ekspozitës së përhershme. Akademiku Svetlin Rusev është një artist me famë botërore. Tablotë  e tij të mrekullueshme kënaqin njohësit në të gjitha kontinentet. Gjatë jetës së tij, ai ishte gjithashtu një nga koleksionistët më të mëdhenj të artit në Bullgari. Dhe një nga donatorët më bujarë.Në vitin 1984, Akademiku Rusev i dhuroi vendlindjes së tij 322 vepra arti - piktura dhe skulptura - nga koleksioni i tij personal. Komuna e Plevenit siguroi ambientet më të përshtatshme për dhurimin e tij - objektin unik të banjës së dikurshme të qytetit, e cila është një monument arkitektonik i kulturës. Ajo është me rëndësi kombëtare dhe është vepër e themeluesit të arkitekturës moderne bullgare, Nikolla Llazarov (1870 – 1942).

Në vitin 1999, Svetlin Rusev i shtoi donacionit edhe 82 vepra grafike të tjera - printime të Rilindjes Bullgare, vepra nga mjeshtër bashkëkohorë vendas të vizatimit dhe grafikës dhe mjeshtërve evropianë, kubanë, rusë dhe meksikanë nga shekujt 18-20, duke përfshirë Delacroix, Goya, Jean-François Millet, Käthe Kollwitz, Chagall, Salvador Dali, Picasso, Rodin, Degas, Renoir...

Ekspozita në Pleven sot përmban 415 vepra të dhuruara - shembuj të artit bullgar nga Rilindja, që përfaqësojnë etapat e zhvillimit të tij deri në ditët e sotme. Vizitorët janë gjithashtu të impresionuar nga prania e skulpturave të krishtera indiane dhe figurave dhe maskave rituale afrikane.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hapësira – nga vendet e shenjta të tokave tona te arritjet e shkencëtarëve bullgarë

Muzeu Etnografik Kombëtar në Akademinë Bullgare të Shkencave prezanton ekspozitën e tij të re "Qielli Yjor – Mitologjia dhe Shkenca", e cila pasqyron njohuritë për Hapësirën nga antikiteti deri në ditët e sotme dhe shqyrton mitologjinë, besimet..

botuar më 25-06-18 8.05.MD

Për herë të tretë – Festivali i Letërsisë Bullgare në Hamburg

Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Letërsisë Bullgare, autorë nga Bullgaria,..

botuar më 25-06-14 9.05.PD

Hapësirat urbane në Plovdiv bëhen një skenë me projektin "Lumi i Arteve"

Një seri ngjarjesh që transformojnë hapësirat urbane në skena të gjalla për shprehje krijuese - ky është projekti "Lumi i Arteve", i cili zbatohet nga distrikti "Qendror" i Bashkisë së Plovdivit.  Brenda tre ditësh - nga 13 deri më 15 qershor -..

botuar më 25-06-13 2.10.MD