417 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 145 nga një ditë më parë. Mbi 2/3 e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 25 për qind e 1666 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 24.8 për qin të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 829 në 12 122. Në spitale u shtruan24 të infektuar. 21 prej tyre ose 87.5 për qind nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. Të shtruarit u rritën me 16 në 597. Në terapi intensive janë 32 të infektuar.
Në 24 orët e fundit 3 persona vdiqën me Covid të konfirmuar dhe të tre nuk ishin të imunizuar. 82 veta u shëruan. Të dielën u administruan 101 vaksina.
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..