Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tubimi i XII Kombëtar i Krijimtarisë Popullore

Në Koprivshtica fillon festa më e madhe e folklorit bullgar

Qyteti Rilindës mbledh adhurues të traditave bullgare nga e gjithë bota

10
Foto: Radio Bullgaria

Pjesëmarrësit në edicionin e 12-të të Tubimit Kombëtar të Krijimtarisë Popullore në qytetin Koprivshtica janë më se 6500, u bë e qartë në konferencën e shtypit organizuar një ditë para fillimit. Më 5, 6 dhe 7 gusht, në 6 skenat në zonën piktoreske Vojvodenec, do të performojnë mbartës të traditës folklorike nga mbarë Bullgaria. Në kënde të veçanta në muzetë, në sheshet dhe rrugët e qytetit tonë të Rilindjes më se 150 zanatçinj, pjesëmarrës në programin shoqërues, do të ekspozojnë punimet e tyre – dantella, vegla muzikore, qilima, qeramika, sende prej bakri, stoli, veshje popullore.


Kjo është veprimtaria më e madhe folklorike tek ne, e cila mbahet çdo pesë vjet dhe zanafillën e ka në vitin e largët 1965. Edicioni i tanishëm i 12-ti me radhë, duhej të zhvillohej në vitin 2020, por dy herë u shty për shkak të pandemisë së Covid-19. Organizatorët kryesor janë Ministria e Kulturës, Bashkia e qytetit Koprivshtica, Administrata e Qarkut të Rajonit të Sofjes, si dhe shkencëtarët nga Instituti i Etnologjisë dhe Folkloristikës me Muze Etnografike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, të cilët marrin pjesë në seleksionimin paraprak dhe në gjashtë ekipet vlerësuese në pjesën konkurruese. Në një takim me gazetarët para fillimit të forumit organizatorët kujtuan, që nga dhjetori 2016 Tubimi Kombëtar i Krijimtarisë Popullore në Koprivshtica u përfshi në Regjistrin e Praktikave të Mira të UNESKO-së për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

“Na kushtoi shumë mundime, por ne bëjmë gjithçka me entuziazëm dhe dëshirë, sepse jemi të bindur se traditat duhet të vazhdojnë - tha për Radio Bullgarinë Bojka Dyllgiarova, kryetare e Komunës së qytetit Koprivshtica. – Në livadhet e Vojvodenec, përveç skenave të mbushura me pjesëmarrës, do të ketë edhe shumë zejtarë. Ditën e shtunë, shumë interpretues do të jenë në Muzeun e Gjallë në skenën në të hapur në qytet, ku do të prezantojnë këngët, vallet dhe zakonet e tyre. Në mbrëmje, pas prezantimit të ansambleve të huaja, në Sheshin “20 Prilli” kërcimtarët mbi prush – nestinari, do të prezantojnë krijimtarinë e tyre.”

Grupet e huaja, që do të marrin pjesë në këtë edicion janë tri – “Çubrica” nga Niderlanda, Orkestra Ballkanike – Brukseli (Belgjikë) dhe një grup kolektiv me udhëheqëse artistike Vllada Tomova, që bashkon interpretues nga SHBA-ja, Italia, Greqia, Portugalia, Franca, Japonia dhe Argjentina.

Kunka Nedeleva, Drejtoreshë e Muzeve në Koprivshtica, Kryetare e Komisionit Artistik të Tubimit, përgjigjet edhe për koncertet e grupeve të huaja, që janë më 6 gusht nga ora 20 në skenën verore para Shkollës së Vjetër dhe më 7 gusht – në lëndinat Vojvodenec. Zonja Nedeleva është një nga mbrojtëset më të përzemërta të traditave në qytetin e saj. Ja emocionet me të cilat ajo pret fillimin e festivalit:

“Çfarë është për mua Tubimi në Koprivshtica? Është një stuhi e zjarrtë e ndjenjave, emocioneve, zërave, kërcimeve dhe ritmeve të pabarabarta. Si ta them... Do të citoj një plake që mendoj se tha të vërtetën për Tubimin. E mbetur pa forcë dhe frymë në shtegun e pjerrët për në lëndinat Vojvodenec në tubimin e mëparshëm, ajo thirri: “Hej, Koprivshtice, të pash! Tashmë mund të vdes!” Çfarë mund të themi më shumë se kaq. Ejani, mbushni shqisat, përjetoni dhe ndjeni emocionin e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme.”

Kësaj ftese emocionale i shtojmë pak më shumë informacion. Hapja zyrtare bëhet me koncertin e mëngjesit të 6 gushtit, ku pritet të asistojnë personalitete të larta qeveritare dhe politike. Në mesin e interpretuesve në koncert janë disa nga “Thesaret e gjalla njerëzore” të shënuara në Regjistrin e UNESKO-së të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale (UNESCO's program "Living Human Treasures" and its Bulgarian part “Living Human Treasures – Bulgaria”)– Grupi i Gajdexhinjve nga qyteti Devin, Ansambli i Folklorit Burimor “Gëmza” nga fshati Gëmzovo, Grupi “Kallush” nga fshati Zllatija, rajoni i qytetit Montana, Vallja Fshatare në zonën e qytetit Pernik etj. Grupi i Burrave nga fshati Dorkovo, rajoni i qytetit Pazarxhik, gjithashtu do të marrë pjesë në Tubim. Më 7 gusht është koncerti final, kur do të dëgjojmë disa nga pjesëmarrësit më të mirë të dalluar nga juria.

Ju kujtojmë se pamje nga Tubimi mund t’i shihni në faqen e Radio Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova, Allbena Bezovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD