Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hotelierët janë të stresuar nga situata e paqëndrueshme, inflacioni dhe mungesa e stafit

Foto: BGNES

Vlerësime dhe jehona kontradiktore vijnë nga bregu bullgar i Detit të Zi këtë verë.Industria turistike nuk është unanime në vlerësimin e saj për sezonin.Disa e cilësojnë si të dobët, ndërsa të tjerë janë të kënaqur, duke raportuar një rritje të ndjeshme të turistëve. Por, që të gjithë janë kategorikë - lufta në Ukrainë, pasiguria dhe inflacioni e bëjnë të pamundur çdo planifikim dhe nuk është e qartë nëse biznesi i tyre po bën fitim apo humbje për shkak të çmimeve galopante të tregut.

Sipas një sondazhi të Shoqatës Bullgare të Profesionistëve në Menaxhimin e Hoteleve (Bullgarian Association of Hotel Executives BAHE), në gjysmën e parë të këtij viti, një numër shumë i vogël hotelierësh mund të mburren me një rritje të të ardhurave më të larta se inflacioni. Në të njëjtën kohë, 43% prej tyre u detyruan të rrisin çmimet e shërbimeve të tyre nga 10 deri në 20%.

Veselin Nallbantov, nënkryetar i Shoqatës Bullgare të Hoteleve dhe Restoranteve (BHRA) dhe pronar i një hoteli në Sllënçev Brjag, pretendon se njerëzit janë "të shtangur e të shastisur nga kaosi me çmimet" dhe ky është një stres serioz për biznesin e tij. “Për shembull, në këtë moment  “Furnizimi me uji dhe kanalizimi- Burgas” ka rritur dy herë çmimin e ujit. Ata thonë se është me 60%, por në praktikë rritja është pothuajse 100%, të mos flasim për pasigurinë rreth gazit...”, sqaron hotelieri dhe shton:

“Tek unë pushojnë anglezë, rumunë, polakë, çekë, kemi dhe ndonjë gjerman. Më përpara punoja kryesisht me gjermanë, por tani nuk ka një sasi kaq të madhe. Rumunët dhe polakët kompensojnë mungesën e miqve nga Rusia, kurse rusët qenë klientë të shkëlqyer! Disa pohojnë se tek ne ka dhe ukrainas, por nuk ka të tillë. Ata janë në luftë. Në fakt lufta ndikon më tepër mbi industrinë tonë.”


Mungesa e personelit është një tendencë shqetësuese, e cila seriozisht u thellua në kohën e pandemisë. Nallbantov nuk është dakord se shkaku është pagimi i ulët:

“Vazhdimisht flitet se nuk paguajmë, kurse ne paguajmë shumë më tepër sesa mund të nxjerrim. Do tu bëj një llogari të vogël. Gjatë vitit 1989 “Sllënçev Brjag” ishte i zhytur në bimë dhe me 38 mijë shtretër. Në këtë moment vendpushimi disponon me 500 mijë. Për shërbimin e këtyre shtretërve janë të domosdoshme dhjetëra mijë punonjës. Ne që ku ti marrim? - bën pyetje Nallbantov. Dhe shton se, tek ai nuk ka rrogë të një punonjësi të pakualifikuar nën 1000 leva. Aktualisht në hotelin e tij punojnë njerëz nga Kirgistani dhe Ukraina. Vjet ka punësuar personel nga Senegali. “Por këta janë punonjës të përkohshëm dhe ky është një tmerr. Unë u  paguaj edhe biletat e tyre të avionit dhe kjo është edhe më e shtrenjtë për mua se punësimi i bullgarëve” - pohon hoteleri.


Pavarësisht punësimit të mirë në bregun e Detit të Zi këtë verë, njerëzit në industri nuk janë të sigurt nëse nuk do të jenë me humbje deri në fund të sezonit.Shkaqetnuk janë vetëm lufta, inflacioni, mangësia e personelit, kriza e gazit e të tjera, por dhe situata jo e qendrueshme politike në vendin tonë. Në një moment kur sektori ka nevojë prej një përkrahje vendimtare dhe efikase nga ana e shtetit, Bullgaria përsëri është me një qeveri të përkohshme, në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare me një rrugëdalje të paparashikueshme. Nallbantov dhe kolegët e tij presin që pas zgjedhjeve Ministria e Turizmit më në fund të kryesohet jo nga një figurë politike, por nga një përfaqësues të industrisë, i cili të jetë në dijeni të problemeve reale në këtë sektor.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD
Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD