Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëroi për një operacion të mundshëm rus në centralin atomik “Zaporozhie”, pasi punëtorët në termocentralin bërthamor të kapur nga Rusia u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi sot, raportoi DPA. “Ne kemi frikë se pas granatimeve të termocentralit, forcat ruse tani po planifikojnë të kryejnë një sulm terrorist”, tha agjencia e inteligjencës. Ndërkohë, Moska deklaroi se Kievi po planifikon një provokim në centralin bërthamor për sot.
“Shkaktimi i ndonjë dëmtimi në termocentral do të ishte vetëvrasje”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili foli me presidentët e Ukrainës dhe Turqisë, Volodimir Zelenski dhe Rexhep Tajip Erdogan në qytetin ukrainas të Lviv. Në fjalimin e tij të vonë, Volodimir Zelenski theksoi se Rusia duhet t'i japë menjëherë akses në termocentral Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Në takimin trepalësh, Rexhep Erdogan shprehu gatishmërinë e tij për të marrë sërish një rol ndërmjetësues. "Shpresoj se lufta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve," tha ai. Megjithatë, Volodimir Zelenski përjashtoi mundësinë e bisedimeve të paqes me Rusinë përpara se ajo të tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës. “Njerëzit që vrasin, përdhunojnë, godasin çdo ditë objektiva civile në qytetet tona me raketa lundrimi, nuk mund të kërkojnë paqe. Së pari ata duhet të largohen nga territori ynë, pastaj do të shohim”, tha Presidenti ukrainas.
Dy fshatra ruse u evakuuan pasi një zjarr shpërtheu në një depo municioni pranë kufirit me Ukrainën, thanë autoritetet lokale. Nuk u raportua për viktima, por banorët e Timonovos dhe Soloti u zhvendosën në një distancë të sigurt, tha guvernatori i rajonit të Belgorodit Vjaçeslav Gladkov. Zjarri vjen disa ditë pas shpërthimeve në një bazë ushtarake dhe depo municioni në gadishullin ukrainas të Krimesë të aneksuar nga Moska. Të paktën katër shpërthime ndodhën mbi Sevastopol, por nuk është e qartë nëse ka persona të lënduar.Një festë shumëngjyrëshe e Pashkëve nën sloganin "Le të këndojmë, le të kërcejmë në Pashkë, në shesh" do të zhvillohet sot në ambiente të hapura në qytetin Stara Zagora(Bullgaria Jugore). Për humorin e mirë do të kujdesen grupe të shumta..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të Bosilegradit. Fëmijët do të konkurrojnë në tre kategori - për vezën më të fortë, më të bukur dhe më..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë kryesisht në rajonin Rilla-Rodope dhe rreth malit Stara Pllanina. Temperaturat minimale do të..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë..
Patriarku Daniil kremtoi shërbesën hyjnore për të ashtuquajturën Ngjallje të Dytë të Krishtit në kishën e kryeqytetit "Shën e Diela" (“Sveta Nedelja”)...