Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëroi për një operacion të mundshëm rus në centralin atomik “Zaporozhie”, pasi punëtorët në termocentralin bërthamor të kapur nga Rusia u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi sot, raportoi DPA. “Ne kemi frikë se pas granatimeve të termocentralit, forcat ruse tani po planifikojnë të kryejnë një sulm terrorist”, tha agjencia e inteligjencës. Ndërkohë, Moska deklaroi se Kievi po planifikon një provokim në centralin bërthamor për sot.
“Shkaktimi i ndonjë dëmtimi në termocentral do të ishte vetëvrasje”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili foli me presidentët e Ukrainës dhe Turqisë, Volodimir Zelenski dhe Rexhep Tajip Erdogan në qytetin ukrainas të Lviv. Në fjalimin e tij të vonë, Volodimir Zelenski theksoi se Rusia duhet t'i japë menjëherë akses në termocentral Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Në takimin trepalësh, Rexhep Erdogan shprehu gatishmërinë e tij për të marrë sërish një rol ndërmjetësues. "Shpresoj se lufta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve," tha ai. Megjithatë, Volodimir Zelenski përjashtoi mundësinë e bisedimeve të paqes me Rusinë përpara se ajo të tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës. “Njerëzit që vrasin, përdhunojnë, godasin çdo ditë objektiva civile në qytetet tona me raketa lundrimi, nuk mund të kërkojnë paqe. Së pari ata duhet të largohen nga territori ynë, pastaj do të shohim”, tha Presidenti ukrainas.
Dy fshatra ruse u evakuuan pasi një zjarr shpërtheu në një depo municioni pranë kufirit me Ukrainën, thanë autoritetet lokale. Nuk u raportua për viktima, por banorët e Timonovos dhe Soloti u zhvendosën në një distancë të sigurt, tha guvernatori i rajonit të Belgorodit Vjaçeslav Gladkov. Zjarri vjen disa ditë pas shpërthimeve në një bazë ushtarake dhe depo municioni në gadishullin ukrainas të Krimesë të aneksuar nga Moska. Të paktën katër shpërthime ndodhën mbi Sevastopol, por nuk është e qartë nëse ka persona të lënduar.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..