Nga mesnata reshjet e shiut do të ndalen në shumicën e zonave dhe vranësirat do të zvogëlohen deri në kthjellime. Ato do të mbeten më të konsiderueshme në rajonet lindore dhe malore. Në disa vende të veçanta atje do të vijojnë reshjet e shiut. Do të jetë pothuajse e qetë.
Të premten do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të zhvillohen sërish vranësira dhe në disa vende do të ketë reshje të përkohshme intensive dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 28 dhe 33 gradë.
Mbi Detin e Zi do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në disa vende përreth dhe pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare veri-verilindore. Temperaturat maksimale: 29°-31°. Temperatura e ujit të detit është 26°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Mbi male, kryesisht në rajonin e Rillës dhe Rodopeve do të ketë vranësira, vende-vende të shoqëruara me reshje afatshkurtra dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, e përkohshme deri e fortë nga verilindja. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 23°, në 2000 metra - rreth 16°.Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..
Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..
Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza..
Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të..
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav..