Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 26 gushtin

Ditët e fundit të gushtit do të jenë me diell dhe të ngrohtë në pjesën më të madhe të vendit

Foto: BGNES

Nga mesnata reshjet e shiut do të ndalen në shumicën e zonave dhe vranësirat do të zvogëlohen deri në kthjellime. Ato do të mbeten më të konsiderueshme në rajonet lindore dhe malore. Në disa vende të veçanta atje do të vijojnë reshjet e shiut. Do të jetë pothuajse e qetë.

Të premten do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të zhvillohen sërish vranësira dhe në disa vende do të ketë reshje të përkohshme intensive dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 28 dhe 33 gradë.

Mbi Detin e Zi do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në disa vende përreth dhe pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare veri-verilindore. Temperaturat maksimale: 29°-31°. Temperatura e ujit të detit është 26°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Mbi male, kryesisht në rajonin e Rillës dhe Rodopeve do të ketë vranësira, vende-vende të shoqëruara me reshje afatshkurtra dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, e përkohshme deri e fortë nga verilindja. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 23°, në 2000 metra - rreth 16°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 marsin 2026

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..

botuar më 25-03-03 7.35.MD

Në Pamporovo shënuan Festën Kombëtare duke zbritur me veshje kombëtare

Mijëra bullgarë nga i gjithë vendi u mblodhën sot në Pamporovo dhe së bashku shënuan Festën Kombëtare - 3 Marsin. Zbritja e madhe me kostume popullore dhe flamuj trengjyrësh për të tetin vit radhazi filloi nga maja Snezhanka dhe temperaturat nën zero..

botuar më 25-03-03 6.52.MD

NATO dhe BE uruan Bullgarinë për 3 Marsin

Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në bullgarisht. “Gëzuar Festën Kombëtare, Bullgari!”, thuhet në urimin në emër të institucionit të krerëve të..

botuar më 25-03-03 4.47.MD