Vendimi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO duhet të merret vetëm pas punimit të parametrave të qartë për zgjidhjen paqësore të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, që do të miratohen dhe zbatohen nga të dyja shtetet luftuese. Kështu shkruhet në qëndrimin e presidentit Rumen Radev me rastin e deklaratës së miratuar disa ditë më parë nga disa vende të Evropës Lindore për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, teksti i së cilës nuk u mbështet nga Bullgaria.
Veprimet ushtarake në territorin e Ukrainës sot kërkojnë që anëtarësimi i saj në Aleancë të diskutohet në përbërjen e plotë të Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe të mos çojë në rrezik të përfshirjes së drejtpërdrejtë të vendeve të NATO-s në luftë, theksohet në qëndrimin e presidentit bullgar të përhapur nga Presidenca.Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..