Gjysmë transparente, delikate, e endur me fantazi dhe shumë dashuri - dantella e qytetit Koprivshtica me ornamentet e saj të shumta ishte pjesë e patjetërsueshme e kostumeve dhe pëlhurave të lashta të shtëpisë. Në të kaluarën, mjeshtret nga Koprivshtica dhanë gjithë shpirtin e tyre për të krijuar një botë përrallore me fije. Nën duart e tyre të zota morën jetë forma gjeometrike, lule të mrekullueshme, zogj, kafshë... Sot ky zanat po vdes.
Jordanka Nikollova është ndër të paktat femra që e vazhdojnë traditën, duke e sjellë atë në kohët moderne. E takojmë në shtëpinë e familjes Ljutovi në qytetin Koprivshtica, në katin përdhes të së cilës ka një ekspozitë me pëlhura autentike të vjetra lokale, duke përfshirë dhe dantella e bukur karakteristike për qytetin. Demonstrimet e zejeve tradicionale lokale mbahen rregullisht në oborrin e shtëpisë. Atë ditë Jordanka po u tregonte turistëve të mbledhur teknikat e vjetra të thurjes.
Te teknika e quajtur “frivolite” (një teknikë e thurjes, shumë e rrallë dhe pak e njohur) thuret me sovajka dhe bëhen nyje.
Kjo teknologji është e importuar nga Evropa. Tek ne më shumë përdorej dantella e qepur apo e ashtuquajtura dantella kene, mësojmë prej saj.
Në të kaluarën, gratë në Koprivshtica nuk thurnin, por i qepnin dantellat, me gjilpërën më të zakonshme dhe me... qime kali, që përdoreshin si bazë mbi të cilat qëndisnin me fije mëndafshi. Kjo teknikë ka rrënjë të thella në kohë. Supozohet se është sjellë nga Lindja e Largët. Ajo është e përhapur edhe në pjesë të tjera të Bullgarisë, por gratë e qytetit Koprivshtica ishin të famshëm si mjeshtret më të mira të dantellave të quajtura kene.
“Në Koprivshtica, çdo këmishë e vetme festive, për shembull në dekolte dhe mëngët, ka të qepur një kene. Është bërë në qime kali, shumë i ngjeshur, shumë i rrasët, jo aq i lirshëm si dantellat e tjera, dhe me shumë motive lulesh - thotë Jordanka Nikollova. – Çdo një figurë ka ndonjë emër. Në rajonet e ndryshme të vendit kanë emra të llojllojshme. Por ajo që kam dëgjuar nga të moshuarit është se gratë bënin pjesën e poshtme, bazën e dantellës kene, që është një rrjet vrimash me qimet e kalit. Dhe më pas, zejtare të tjera më të mira bënin pjesën më të vështirë, por më të bukur – qepjen e figurave të bukura gjeometrike ose luleve me petla dhe degëza, etj.”
Te dantellat e punuara me sovajkë, gratë ndiqnin një model të caktuar mbi të cilin ndërtuan; te kene secila mjeshtre dekoronte dantellën sipas ideve dhe aftësive të saj - me një sy të saktë, një dorë të qetë dhe durim. Ndonjëherë, me fije shumëngjyrëshe, qëndisnin shtesë mbi rrjetë zbukurime të ndryshme dhe në fund përfundonin me rruaza.
“Dantella kene përbën vet imagjinata e gruas që e krijon. Siç e pa, ashtu siç e ndjeu, ashtu e bënte. Qepnin me fije mëndafshi, mëndafshin e përpunonin, e zienin për ta bërë më të butë. E lyenin me ngjyrë të gjelbër, të purpurt, vjollcë ... Dantellat kene i gjejmë më së shumti në vende të dukshme në rrobat që vishnin njerëzit për vallet që dridheshin në mejdan dhe për festimet. Sepse thurja e një zbukurimi të tillë kërkon shumë punë” - thotë Jordanka.
Së bashku me disa gra të tjera, ajo është pjesë e punëtorisë “Sedjanka” (Ndeja), e cila përpiqet të ringjallë zanatet e harruara bullgare dhe t’i sjellë ato në të ardhmen. Sipas saj, gjithnjë e më shumë të rinj po i drejtohen asaj dhe kolegëve të saj me dëshirën për të zotëruar këtë zanat të lashtë dhe të bukur bullgar.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Veneta Nikollova
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..