Kënga “A e sheh” javën e radhës është në krye të renditjes së Radios Kombëtare Bullgare për muzikën pop dhe rok bullgare Top 20. Interpretues dhe autor i muzikës është Vllado Dimov, të cilin e kemi prezantuar edhe me një tjetër këngë të tij “E gjithë dashuria”, e cila i solli sukses në të njëjtën renditje.
“Hajde, eja në breg...
të vizatojmë një ylber...
të krijojmë këngën tonë…
A e sheh – ju dhe unë jemi ende këtu…”
Tekstin e këngës “A e sheh” e shkroi Emiliana Stoimenova, aranzhimin e bënë Aleks Nushev dhe Petër Aleksiev.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e këngëve u realizua nga anëtarët e 17 akademive muzikore nga 14 vende të BE-së. Në votimin publik..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..