Një sajt special do të ofrojë informacion mbi programet dhe shërbimet e punësimit dhe do të bëjë prezantime interaktive të punëdhënësve për të rinjtë që do të largohen nga institucionet e kujdesit alternativ. Platforma quhet “Programi Gjenerata” dhe është zhvilluar nga një ekip i Fondacionit PHAR, dhe synimi është të promovojë trajnimin në karrierë, zhvillimin profesional dhe të ofrojë mbështetje në fillimin e një pune të parë për të rinjtë në rrezik. Fillimisht do të jetë e disponueshëm vetëm për territorin e Bashkisë së Kryeqytetit, ku janë gjithsej 15 qendra akomodimi të tipit familjar dhe banesa kalimtare pranë Bashkisë ë Kryeqytetit me rreth 80 fëmijë që mund të përfitojnë nga informacioni i dhënë.
“Programi Gjenerata” është bashkëfinancuar nga Komuna e Sofjes në kuadër të një programi social të krijuar me idenë personale të kryetares së bashkisë Jordanka Fandëkova katër vjet më parë.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ndodhi në vitin 1925 në një konferencë botërore në Gjenevë. Tradita dikton që dita të jetë plot..
Vraca dhe rajoni janë vendosur vitet e fundit si qendra ekonomike e rajonit Veriperëndimor të Bullgarisë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cilat mbulojnë vitin 2023, rajoni i Vracës renditet i treti në..
Sipas një tradite shumëvjeçare, të shtunën e fundit të majit, qyteti i Karllovos pret Festën e Trëndafilit, e dedikuar bukurisë dhe luleve, pranverës dhe aromës së trëndafilit të Karllovos. Zakoni i ka rrënjët në fillim të shekullit të..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të..