Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti për një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë, raportoi Reuters. Kjo është vizita e parë e Steinmeier në Ukrainë që nga pushtimi rus dhe vjen një ditë pasi Steinmeier pranoi kredencialet e ambasadorit të ri ukrainas në Berlin, Oleksij Makeev. Presidenti gjerman do të takohet me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski. Në prill, Zelenski refuzoi të priste Steinmeier, për shkak të politikës së tij si ministër i jashtëm tek kancelarja Angela Merkel për afrimin me Moskën dhe angazhimin energjetik me Rusinë. Vizita e Steinmeier vjen pasi Gjermania rriti ndihmën e saj ushtarake për Kievin.
Të martën në Berlin, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kancelari Olaf Scholz do të hapin konferencën e organizuar nga BE-ja dhe G-7 për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, në të cilën do të shqyrtohet "Plani i ri Marshall" për stabilizimin e ekonomisë ukrainase. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do të mbajë një fjalim video në forum.
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..