Pas një vizite të suksesshme në Varna, Razgrad, Samokov, Bansko dhe fshatin Lipen, në kompleksin etnografik "Dobriçi i vjetër" do të prezantohet edhe ekspozita "Motivet e qëndisjes bullgare nga fundi i shekullit të 18-të deri në mesin e shekullit të 20-të".
Ekspozita tregon mbi 350 motive të ofruara nga artistë individualë dhe kolektivë nga vende të ndryshme të Bullgarisë, nga komunitetet bullgare jashtë vendit - Besarabia (Ukraina dhe Moldavia), Tavria, Banat, Dobruxha Veriore, si dhe nga emigrantët tanë në SHBA, Spanjë dhe Italia. Ideja është që ekspozita udhëtuese të kalojë nëpër të gjitha zonat etnografike nga janë dërguar mostrat antike të relikteve të gdhendura bullgare. Dhe qëllimi është krijimi i një katalogu të punimeve me gjilpërë nga toka etnike bullgare dhe komunitetet tona jashtë vendit.
Hapja e ekspozitës është më 31 tetor në qendrën etnografike “Dobriçi i Vjetër”. Me këtë rast do të ketë një show program atraktiv me pjesëmarrjen e Elica Todorovës, pjesëmarrëse bullgare e Eurovizionit 2007 dhe 2013.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..