Dita e bullgarëve besarabë, të cilën e shënojmë më 29 tetor, është arsyeja të kujtojmë veprën e akademikut Nikollaj Kaufman – një nga folkloristët më të mëdhenj muzikor bullgar.
Atij i detyrohemi koleksionit unik të këngëve dhe melodive instrumentale të shënuara, të cilat ai u regjistrua në fshatrat bullgare në Moldavi, si dhe në fshatrat përreth Bollgradit, Odesas, deri në rajonin e Azovit. Përderisa ishte gjallë Nikollaj Kaufman thoshte se e vlerëson veçanërisht këtë punë të tij, pasi arriti të grumbullonte materiale jashtëzakonisht të pasura nga mbartësit e folklorit të cilën prej kohësh kanë ndërruar jetë. Siç dihet, bashkatdhetarët tanë nga Besarabia u larguan nga kufijtë e Bullgarisë në vite të ndryshme, me zhvendosjen më masive në vitet 1828-1830. Për herë të parë shkencëtari i takoi në vitin 1968, kur shoqëroi një ansambël që interpretonte aranzhimet e tij të këngëve popullore. Atëherë ai regjistroi njëqind mostra nga bullgarë, emigrantë nga rajoni i qytetit Sliven. Shkon fshat më fshat, bisedon me njerëzit, i predisponon të kujtojnë tekste dhe melodi të vjetra. Duke u kthyer, pothuajse menjëherë (me fjalët e tij) ai arriti të përgatiste për shtyp “Këngët popullore të bullgarëve nga Bashkimi i Republikave Sovjetike - Ukrainë dhe Moldavi” dhe i dërgoi për shtyp në të njëjtin vit 1971. Ata u botuan mjaftë më vonë mezi në vitin 1982. Libri është në dy vëllime dhe përmban rreth 2600 këngë popullore dhe melodi instrumentale. Edhe më sot ai është një burim i pashtershëm i informacionit, një pikënisje për studiuesit dhe një material i paçmuar për kompozitorët.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...