Çmimet për një paketë tre ditore për dy veta me akomodim në hotel, transport të organizuar dhe darkë festive në jaht, nën “një dush fishekzjarrë” në Bosfor, lëvizin nga 600 deri në 1200 leva (nga rreth 300 deri në rreth 600 euro), njofton BTA. Kompanitë e operatorëve turistikë të Burgasit ofrojnë një gamë të pasur propozimesh për të pritur vitin e ri 2023 në fqinjin tonë jugor Turqi.
Nga ana tjetër, shumë hotele në bregdetin bullgar të Detit të Zi, të cilat do të jenë të hapura për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, raportojnë se tashmë i kanë shitur paketat që kanë ofruar. Në Pomorie, për shembull, çmimet janë midis 400 dhe 500 leva (midis rreth 200 dhe 250 euro) për dy ditë, duke përfshirë darkën e Vitit të Ri, për një person.
Për BTA, Hristina Sllavova, anëtare e Bordit të Drejtorëve të Odës Rajonale Turistike të Burgasit, tregon se interesim të shtuar ka edhe për ofertat për ahengje të kompanive buzë detit, të cilat organizohen nga ato shumë kohë para festave të fundvitit.Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë..