51 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 33 krahasuar me një ditë më parë. Mbi 68.6% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 6.44% e 791 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6.4% të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u rrit me 36 në 7614. 6 të infektuar u shtruan në spitale. Pesë prej tyre nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit në spital u ulën me 3 në 483. Në terapi intensive janë 55 të infektuar.
Për 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje me Covid të konfirmuar. Të dielën u kuruan 15 veta. Janë administruar 2 vaksina."BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe..
Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..