51 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 33 krahasuar me një ditë më parë. Mbi 68.6% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 6.44% e 791 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6.4% të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u rrit me 36 në 7614. 6 të infektuar u shtruan në spitale. Pesë prej tyre nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit në spital u ulën me 3 në 483. Në terapi intensive janë 55 të infektuar.
Për 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje me Covid të konfirmuar. Të dielën u kuruan 15 veta. Janë administruar 2 vaksina.Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..