Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të dhënat për gjysmën e parë të 2022

Bullgaria importon 10 herë më shumë mish qengji dhe dele sesa eksporton

Foto: BGNES

Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, në gjysmën e parë të vitit 2022, Bullgaria ka importuar dhjetë herë më shumë mish qengji dhe dele sesa ka eksportuar. Importi i mishit të qengjit është mbi 70% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti kemi importuar 1102 tonë dele dhe qengj.

Një pjesë e madhe e kësaj sasie vjen nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Nga vendet e treta në vendin tonë kanë hyrë 351 tonë, e gjithë sasia me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Sipas Simeon Karakolevit, bashkëkryetar i shoqatës së mbarështuesve të deleve, ky është mishi i lirë i qengjit për Pashkët, për të cilin shoqata e degës paralajmëroi, se po shkatërron tregun bullgar të qengjit.

Sipas zyrtarëve të degës, pjesa tjetër e sasisë së importuar nuk është mish qengji, por mish dele, i cili nuk tregtohet drejtpërdrejt në treg, por hyn në industrinë e përpunimit të mishit, ndoshta si një zëvendësues i padeklaruar i mishit të viçit në përbërjen e salsiçeve.

Ndonëse është një vend me tradita shekullore në mbarështimin e deleve, për gjysmën e parë të këtij viti Bullgaria ka prodhuar 112 ton mish dele dhe qengj, që është sasia më e ulët e raportuar për të njëjtën periudhë të tre viteve të fundit. Të dhënat konfirmojnë edhe deklaratat e fermerëve nga fillimi i vitit, sipas të cilëve nga krahasimi i numrit të deleve me atë të bullgarëve rezulton se mbarështuesit vendas prodhojnë vetëm 150-200 gram mish qengji për frymë të popullsisë.

Autor: Veselina Milanova, BNR “Horizont”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kompani bullgare për prodhimin e bareve me proteina po zgjeron veprimtarinë e saj

Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur..

botuar më 24-09-14 9.15.PD
Ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës Popullore të Kinës në Bullgari, Shkëlqesia e Saj Dai Cinli

Shkëlqesia e Saj Daj Cinli: Bullgaria dhe Kina kanë bashkëpunim praktik të cilin shpresojmë ta thellojmë

Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..

botuar më 24-09-12 12.58.MD

Banka Kombëtare Bullgare shtrëngon kriteret për dhënien e kredive për banesa

Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..

botuar më 24-09-11 6.02.MD