Garuesit bullgarë fituan 15 medalje në Turneun Vjeshtor të 14-të Ndërkombëtar të Informatikës "Xhon Atanasov" në Shumen, i cili u mbajt nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe me mbështetjen mediatike të BTA. Në edicionin e sivjetshëm të turneut morën pjesë rreth 400 garues nga 17 shtete në dy grupmosha – junior dhe senior. Ekipet e Bullgarisë, Rumanisë, Moldavisë dhe Britanisë së Madhe konkurruan personalisht, ndërsa online - skuadrat e Azerbajxhanit, Armenisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Egjiptit, Izraelit, Kubës, Pakistanit, Perusë, Sllovenisë, Serbisë, Ukrainës. Jashtë klasifikimit, në turne morën pjesë edhe garuesit e Rusisë. Pesë nga medaljet për Bullgarinë janë të arta, katër në grupmoshën senior dhe një në grupmoshën e të rinjve.
“Ishte një festë e informatikës studentore botërore”, theksoi Biserka Jovçeva, kryetare e komisionit organizativ të turneut.Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të..
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve"...