Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 7 dhjetorin

Moti do të jetë me mjegull dhe i ngrohtë për stinën

Foto: BGNES

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me vranësira, në fusha - me mjegull, në disa vende me shi. Në pjesën perëndimore të fushës së Trakisë së Epërme dhe përgjatë Danubit mjegulla do të jetë e përhershme. Temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje - rreth 3°. Temperatura maksimale do të jetë ndërmjet 7 dhe 12°, në kryeqytet deri në 10°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira, paradite me mjegull. Temperaturat maksimale do të jenë 10-13°, njësoj si temperatura e ujit të detit. Eksitimi i detit do të jetë deri në 3 ballë.

Në zonat malore moti do të mbajë me vranësira dhe vende-vende do të bjerë borë e dobët. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 6°, në 2000 m - rreth 0°.

Të enjten dhe të premten temperaturat do të jenë më të larta se zakonisht.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ljubosllav Kostov

KNSB: Seri protestash nëse nuk miratohet buxheti i shtetit

Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..

botuar më 25-01-09 5.19.MD

Ligji i përkohshëm i buxhetit u miratua në lexim të parë

Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..

botuar më 25-01-09 3.43.MD

Në lexim të parë: Kisha Ortodokse Bullgare është kisha e vetme përfaqësuese e Ortodoksisë Lindore në vendin tonë

Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..

botuar më 25-01-09 2.52.MD