Ljubpço Georgievski, kryetar i klubit kulturor bullgar "Ivan Mihajllov" në Manastir, në Maqedoninë e Veriut, është akuzuar zyrtarisht për racizëm dhe ksenofobi, njoftoi BGNES. Georgievski është thirrur të paraqitet si i pandehur në prokurori në lidhje me çështjen e 16 dhjetorit. Në rast se ai refuzon të paraqitet, do të sillet me forcë, thuhet në thirrje.
Klubi bullgar “Ivan Mihajllov” është regjistruar 3 vite më parë, por pas hapjes zyrtare të godinës së tij në prill të vitit 2022, u organizua një sulm institucional dhe mediatik ndaj drejtuesve dhe mbështetësve të klubit. Dy javë më parë pati dhe të shtëna në klubin bullgar në Ohër – “Car Boris III”.
Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..
Gjëja më e mirë për të bërë është që shteti të ndërhyjë dhe të blejë “Lukoil”. Atëherë shteti të kërkojë partnerë nëse dëshiron ta operojë vetë.Bullgarët duhet të kenë karburant të lirë. Kështu deklaroi lideri i “DPS-Fillimi i Ri” Deljan Peevski para..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar F-16 Block 70, që do të bëhet më 31 janar 2025 në bazën industriale të kompanisë prodhuese Lockheed..
Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit, në vitin 2024, punëdhënësit bullgarë kanë rritur importin e personelit nga vendet jashtë BE-së. 15 560 të huaj..
Do të flasim për mjetet e mbrojtjes. Jemi të mendimit se derisa një numër i konsiderueshëm vendesh të arrijë në 2%, është ende herët të flitet për rritje...
Me Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë festë të përbashkët të 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt. Bullgaria nuk ka marrë ftesë për ta..