Një sukses i jashtëzakonshëm për Ivan Ivanovin, i cili arriti fitoren e shtatë radhazi dhe triumfoi me titullin tek të rinjtë deri në 14 vjeç në turneun “Orange Bowl” në shtetin e Floridës, në SHBA. Gara është një kampionat botëror jozyrtar i tenisit për talentë nga 12 deri në 18 vjeç.
Në ndeshjen finale, Ivanov nuk la dyshime për epërsinë e tij dhe mposhti Jack Kennedy nga SHBA me rezultat 6:1, 6:3. Kështu Ivanov fitoi titullin me shtatë fitore dhe vetëm një set të humbur.
Në çerekfinale, Ivanov shpëtoi tetë pikë ndeshjeje, ndërsa në gjysmëfinale i dha vetëm një lojë kundërshtarit të tij. Ivanov aktualisht është në vendin e dytë në renditjen U14 të Tenisit të Evropës.Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik. “Kam marrë një çmim tjetër që e kam..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..