Një sukses i jashtëzakonshëm për Ivan Ivanovin, i cili arriti fitoren e shtatë radhazi dhe triumfoi me titullin tek të rinjtë deri në 14 vjeç në turneun “Orange Bowl” në shtetin e Floridës, në SHBA. Gara është një kampionat botëror jozyrtar i tenisit për talentë nga 12 deri në 18 vjeç.
Në ndeshjen finale, Ivanov nuk la dyshime për epërsinë e tij dhe mposhti Jack Kennedy nga SHBA me rezultat 6:1, 6:3. Kështu Ivanov fitoi titullin me shtatë fitore dhe vetëm një set të humbur.
Në çerekfinale, Ivanov shpëtoi tetë pikë ndeshjeje, ndërsa në gjysmëfinale i dha vetëm një lojë kundërshtarit të tij. Ivanov aktualisht është në vendin e dytë në renditjen U14 të Tenisit të Evropës.Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..