Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ia themi lamtumirën e fundit Mihaill Mihajllovit, doajenit në Redaksinë e Gjuhës Spanjolle të "Radio Bullgarisë"

4
Mihaill Mihajllov

Mihaill Mihaillov, një përkthyes dhe folës brilant nga Redaksia e Gjuhës Spanjolle e “Radio Bullgarisë”, u largua nga ne. Përkthimet dhe prezenca e tij gazetareske do të vazhdojnë të jenë shembull i profesionalizmit të lartë dhe zotërimit të shkëlqyer të gjuhës së Servantesit. 

Pas përfundimit të filologjisë spanjolle në Universitetin "Shën Kliment Ohridski", Mihaill Mihajllov iu përkushtua përkthimit. Një moment kurioz në karrierën e tij është ndihma në komunikim që ai u dha inxhinierëve bullgarë në Kubë, të cilët ndërtuan një sërë zonash infrastrukturore në ishull. Por si profesionist Misho la gjurmët më të ndritshme me punën e tij në Redaksinë e Gjuhës Spanjolle të "Radio Bulgarisë" të BNR. 

Misho ishte një njeri me zemër të madhe dhe një mik besnik, i gatshëm për të ndihmuar këdo. Ai kishte një kujtesë të shkëlqyer dhe një zë karakteristik e të paharrueshëm. Kolegu ynë i dashur ishte shumë i etur për të ndarë njohuritë e tij me kolegët e tij dhe ishte gjithmonë i gatshëm për t'u mësuar atyre diçka të re! 

Në kujtim të tij do të dëgjojmë një fragment nga programi i Vitit të Ri i “Radio Bullgarisë” në gjuhën spanjolle, i transmetuar në fund të dhjetorit 2016. 

Një fragment nga një transmetim në radio me zërin e Mihaill Mihajllov është pjesë e këngës "Radio Bullgaria" të grupit meksikan Mexitano Soundsystem.
U prehtë në paqe!
Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 12 shtator 2025

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në minutat e kushtuara muzikës, ju ofrojmë rubrikën tonë të së premtes “Kryevepra të kulturës muzikore bullgare”. Kësaj here do t’ju prezantojmë këngën e Emill Dimitrovit “Vendi im,..

botuar më 25-09-12 3.00.MD

Bullgaria sot – 11 shtator 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “O Stoene, biri im Stoene” një kujtim nga këngëtari popullor Krum Jankov. Ju urojmë minuta të këndshme! 02:04 - Lajme  15:07-..

botuar më 25-09-11 3.00.MD

Bullgaria sot – 10 shtator 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës", do të dëgjoni nga DARA dhe Kamen & Rusto një version modern për klube, të një prej hiteve të saj më të njohura - "Mos"..

botuar më 25-09-10 3.00.MD