Pak minuta para fundit të vitit 2022, një vit plot kriza dhe sfida, presidenti Rumen Radev theksoi se “pikërisht në momentet e sprovave, kur ishte në rrezik jeta njerëzore dhe ndërgjegjja jonë, shoqëria tregoi ndjeshmëri dhe forcë shpirtërore, pjekuri dhe unitet për të rikthyer besimin se Bullgaria do të mbijetojë”.
Sipas Radev, “nuk ka synime të paarritshme atje, ku energjia e qytetarëve është përqendruar jo në shpëtimin e individit të veçantë, por në ngritjen e mbarë kombit, ku të gjithë mund të krenohen që janë pjesë e suksesit të përbashkët”, theksoi presidenti dhe falënderoi të gjithë ata që gjatë vitit të kaluar luftonin për një Bullgari më të mirë.
Presidenti Radev shprehu shpresën se në Vitin e Ri prioritetet e Kuvendit Popullor të Bullgarisë do të përkojnë me ato të qytetarëve dhe se partitë politike do të marrin përgjegjësinë e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të Bullgarisë. Kreu i shtetit uroi që Viti i Ri 2023 të na sjellë paqe, ta presim me besim në vetvete dhe shpresë për të ardhmen, për ta kapërcyer apatinë dhe përçarjen, sepse vetëm të bashkuar me forcën dhe talentin e të gjithë kombit, ne mund të ndërtojmë atë Bullgari ku fëmijët tanë mund të qëndrojnë dhe të jenë krenarë.
Le t'u urojmë një vit të suksesshëm bashkatdhetarëve tanë në të gjitha anët e botës. Le të kalojë Viti i Ri pragun e shtëpive tona me shëndet, dashuri dhe begati”, përfundoi kreu i shtetit.Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..