Foshnja e parë për vitin 2023 në Norvegji është bullgare dhe quhet Amaja. Ajo lindi më 1 janar, 13 minuta pas mesnate, në një periferi të kryeqytetit Oslo, raportoi Nova TV. Amaja u shpall fëmija i vitit, së bashku me një djalë që lindi në të njëjtën minutë në Bergen. Emri Amaja do të thotë “lumturi”, shpjegon babai Kallojan. Ai jeton në Norvegji që nga viti 2009, pasi ka shkuar atje për të jetuar me prindërit e tij. "Këtu standardi është i ndryshëm. Desha që fëmija të rritet këtu, por të vijë në Bullgari për të vizituar të afërmit e tij", tha babai.
Duke qenë Foshnja e Vitit, Amaja do të vizitohet nga Kryetari i Bashkisë së Oslos. Ajo do të marrë pelena falas për një vit dhe të drejtën për të ndjekur falas kopshtin gjithashtu për një vit.Komisioni Qednror i Zgjedhjeve (KQZ) i dërgon prokurorit video regjistrimet e numërimit në 7 seksione votimi për shkak të mospërputhjeve me protokollet dhe rezultatet. Prokurorët do të duhet të kontrollojnë nëse ka prova për krijimin e dokumenteve me..
Pas më shumë se tre orësh seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, u miratua kandidatura bullgare e Ekaterina Zaharieva për komisionere evropiane. Ajo do të jetë në krye të departamentit “Startups, kërkime dhe inovacion”. Pas seancës..
Një takim i ministrave të brendshëm nga Bullgaria, Rumania dhe Austria në Budapest mund të zgjidhë nyjën "Shengen". Kështu shkruajnë mediat austriake. Takimi do të mbahet më 22 nëntor. Nikoqiri është Hungaria, e cila aktualisht kryeson Këshillin e BE-së, ka..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...
Protesta para Teatrit Popullor ishte shpallur paraprakisht dhe me këtë rast u angazhuan mbi 60 nëpunës të rendit publik për të ruajtur teatrin. Ministri në..