Rritja ekonomike e Bullgarisë në vitin 2023 do të jetë 1,7%, parashikon Banka Botërore në një raport të ri. Rritja e pritshme është ulur nga parashikimi i rritjes prej 2.6% i shpallur në qershor. Për Evropën Lindore, parashikimi i fundit është për rritje prej 1.1 për qind.
Rritja globale në vitin 2023 do të ngadalësohet "rrezikisht afër" recesionit, sipas institucionit të kreditit, i cili ka ulur pritjet e tij ekonomike për shkak të inflacionit të lartë, rritjes së normave të interesit dhe luftës në Ukrainë.
Një "ngadalësim i mprehtë dhe i zgjatur" ka të ngjarë të shtyjë rritjen globale në 1.7 për qind, gjë që është gati gjysma e ritmit të parashikuar më parë dhe ndër më të dobëtit në dekada, bëri të ditur institucioni me bazë në Uashington.Bullgaria nuk do të detyrohet të mbyllë termocentralet me qymyr ose impiantet e ngrohjes qendrore me qymyr gjatë periudhës së dimrit, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov para fillimit të forumit RE-Source Southeast 2025, i cili po zhvillohet në..
Vitet e fundit, në Bullgari janë mbledhur dhe përpunuar 15 000 tonë barëra. Pothuajse 90% e tyre eksportohen. Ekzistojnë mbi 200 bimë medicinale që përdoren gjerësisht në industrinë farmaceutike, kozmetike dhe ushqimore. Tregtia aktive..
Për Bullgarinë, paqëndrueshmëria globale e bën ambicien e kahershme për t'u bashkuar me eurozonën më të rëndësishme - dhe më urgjente - se kurrë. Këtë e deklaroi në Londër guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitër Radev, në forumin e fondit të..