Mundësi ynë kombëtar Kirill Millov kryeson për herë të parë renditjen botërore të stilit klasik, në kategorinë 97 kg, me një aktiv prej 50 mijë pikësh. Mundësit bullgarë në stilin klasik janë aktualisht në kampin në Poreç (Kroaci), dhe ata do të trajnojnë aty deri më 18 shkurt. Pas kësaj, ekipi i udhëhequr nga Bratan Cenov do të përgatitet për turneun tjetër të vlerësimit – “Ibrahim Mustafa” në Aleksandri (Egjipt) nga 23 deri më 26 shkurt.
Në vitin 2022, Millov ishte kampion i Evropës dhe i dyti në botë, ndërsa në Zagreb triumfoi me titullin Grand Prix, pas pesë fitoreve bindëse.
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..