Ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov merr pjesë në takimin dyditor (14-15 shkurt) të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel. Sipas qendrës së shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes, sot, më 14 shkurt, menjëherë para ngjarjes, ministri Stojanov do të marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, së bashku me shefin e mbrojtjes, admiralin Emill Eftimov.
Ndër aksentët kryesorë të ngjarjes është forcimi i potencialit parandalues dhe mbrojtës të Aleancës në kuadër të përgatitjeve për samitin e ardhshëm në Vilnius në korrik të këtij viti, si dhe miratimi i “Udhëzimeve Politike – 2023” për ciklin e ri të planifikimit të mbrojtjes në Aleancë. Do të diskutohen gjithashtu masat për të forcuar mbështetjen e vendeve partnere - Bosnjë dhe Hercegovinës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.
Në kuadrin e takimit do të mbahet gjithashtu një seancë pune jozyrtare me ministrat e mbrojtjes të Finlandës, Suedisë dhe Ukrainës dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, e cila do të fokusohet në luftën në Ukrainë dhe mbështetjen për të. Të hënën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pranoi se Ukraina përdor më shumë municion sesa prodhojnë vendet e bllokut, ndërsa Rusia shfrytëzoi tashmë katër herë më shumë në ofensivën e saj. Sipas tij, çështja e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë nuk është më urgjente për momentin. Sot, para fillimit të takimit të ministrave të mbrojtjes të Paktit në Bruksel, Stoltenberg saktësoi se diskutimi i çështjes vazhdon dhe kujtoi se detyra më e rëndësishme për momentin është sigurimi i armatimit të rëndë të nevojshëm për Ukrainën - mbrojtje kundërajrore moderne dhe municione që mund të ndryshojnë situatën në fushën e betejës.
Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..