Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrat e Mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s takohen në Bruksel

Foto: EPA/BGNES

Ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov merr pjesë në takimin dyditor (14-15 shkurt) të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel. Sipas qendrës së shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes, sot, më 14 shkurt, menjëherë para ngjarjes, ministri Stojanov do të marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, së bashku me shefin e mbrojtjes, admiralin Emill Eftimov.

Ndër aksentët kryesorë të ngjarjes është forcimi i potencialit parandalues ​​dhe mbrojtës të Aleancës në kuadër të përgatitjeve për samitin e ardhshëm në Vilnius në korrik të këtij viti, si dhe miratimi i “Udhëzimeve Politike – 2023” për ciklin e ri të planifikimit të mbrojtjes në Aleancë. Do të diskutohen gjithashtu masat për të forcuar mbështetjen e vendeve partnere - Bosnjë dhe Hercegovinës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Në kuadrin e takimit do të mbahet gjithashtu një seancë pune jozyrtare me ministrat e mbrojtjes të Finlandës, Suedisë dhe Ukrainës dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, e cila do të fokusohet në luftën në Ukrainë dhe mbështetjen për të. Të hënën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pranoi se Ukraina përdor më shumë municion sesa prodhojnë vendet e bllokut, ndërsa Rusia shfrytëzoi tashmë katër herë më shumë në ofensivën e saj. Sipas tij, çështja e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë nuk është më urgjente për momentin. Sot, para fillimit të takimit të ministrave të mbrojtjes të Paktit në Bruksel, Stoltenberg saktësoi se diskutimi i çështjes vazhdon dhe kujtoi se detyra më e rëndësishme për momentin është sigurimi i armatimit të rëndë të nevojshëm për Ukrainën - mbrojtje kundërajrore moderne dhe municione që mund të ndryshojnë situatën në fushën e betejës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje përnjë tunel hekurudhor ndërkufitar

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..

botuar më 25-10-03 5.20.MD