Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas të Lidhurave të Mishit nisin përgatitjet për Pashkët

Foto: BGNES

Në kalendarin ortodoks, të Lidhurat e Mishit (Mesni Zagovezni) janë një festë e rëndësishme që festohet gjithmonë të dielën, tetë javë para Pashkëve. Në liturgjinë e së dielës, Kisha Ortodokse na kujton përmes Ungjillit Gjykimin e Fundit dhe pasojat e një jete mëkatare dhe i thërret besimtarët t'u shërbejnë të tjerëve dhe t'i jepen virtytit dhe bamirësisë.

Dita e ka marrë emrin nga darka tradicionale me gatime mishi, pas së cilës nuk hahet mish deri në fund të Kreshmës së Madhe. “Zagovezni” vjen nga zagovevaj, d.m.th. “filloj të agjëroj”. Gjatë javës që vijon, ushqimi me qumësht, vezë dhe peshk lejohet deri të dielën e të Lidhurave të Djathit, që është dita e fundit në të cilën konsumohen këto produkte.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Empati dhe pikëllim pas tragjedisë në Koçan

Gjithsej 59 persona humbën jetën dhe 155 u plagosën nga zjarri gjatë një koncerti të grupit të njohur “DNA” që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Pulsi” në qytetin e Koçanit, që ndodhet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut, 65 km nga..

botuar më 25-03-16 8.48.MD

Shkencëtarët bullgarë i kushtojnë një konferencë ujit si një burim natyror i paçmuar

Instituti mbi Kërkimin e Klimës, Atmosferës dhe Ujit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (IIKAV-BAN) po organizon një konferencë dhe një ngjarje ceremoniale kushtuar ujit - një burim natyror i paçmuar, një komponent i domosdoshëm i të gjithë..

botuar më 25-03-16 8.30.PD

“Luga e Kupidit” – një sfidë gatimi në Sofje për personat me aftësi të kufizuara

Për të tretin vit radhazi në Bullgari do të mbahet konkursi ndërkombëtar i gatimit “Luga e Kupidit”. Konkursi i shijshëm ka një mision - të tregojë se personat me aftësi të kufizuara mund të përballojnë me sukses aktivitetet e përditshme kur u jepet..

botuar më 25-03-16 7.30.PD