Në kalendarin ortodoks, të Lidhurat e Mishit (Mesni Zagovezni) janë një festë e rëndësishme që festohet gjithmonë të dielën, tetë javë para Pashkëve. Në liturgjinë e së dielës, Kisha Ortodokse na kujton përmes Ungjillit Gjykimin e Fundit dhe pasojat e një jete mëkatare dhe i thërret besimtarët t'u shërbejnë të tjerëve dhe t'i jepen virtytit dhe bamirësisë.
Dita e ka marrë emrin nga darka tradicionale me gatime mishi, pas së cilës nuk hahet mish deri në fund të Kreshmës së Madhe. “Zagovezni” vjen nga zagovevaj, d.m.th. “filloj të agjëroj”. Gjatë javës që vijon, ushqimi me qumësht, vezë dhe peshk lejohet deri të dielën e të Lidhurave të Djathit, që është dita e fundit në të cilën konsumohen këto produkte.Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..
Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Universiteti i qytetit Ruse do të jenë partnerë në aktivitetet kulturore dhe arsimore në degën e sapohapur të..
Verë, temperatura të larta, gjendje pushimi. Por për fat të keq me verën nuk vijnë vetëm emocione pozitive, por edhe probleme reale dhe shumë serioze...
Tre bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në..