Në kalendarin ortodoks, të Lidhurat e Mishit (Mesni Zagovezni) janë një festë e rëndësishme që festohet gjithmonë të dielën, tetë javë para Pashkëve. Në liturgjinë e së dielës, Kisha Ortodokse na kujton përmes Ungjillit Gjykimin e Fundit dhe pasojat e një jete mëkatare dhe i thërret besimtarët t'u shërbejnë të tjerëve dhe t'i jepen virtytit dhe bamirësisë.
Dita e ka marrë emrin nga darka tradicionale me gatime mishi, pas së cilës nuk hahet mish deri në fund të Kreshmës së Madhe. “Zagovezni” vjen nga zagovevaj, d.m.th. “filloj të agjëroj”. Gjatë javës që vijon, ushqimi me qumësht, vezë dhe peshk lejohet deri të dielën e të Lidhurave të Djathit, që është dita e fundit në të cilën konsumohen këto produkte.E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një mësuese bullgare me më shumë se 35 vite përvojë pune në disa shtete evropiane, Ilijana Bojaxhieva Smit..
Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e kryeqytetit të adoptojnë një kafshë shtëpiake. Nisma është e Ndërmarrjes Komunale të Sofjes "Ekoravnovesie"..
Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe..