Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Europol do të ndihmojë në hetimin e vdekjes së 18 emigrantëve

Foto: EPA/BGNES

Tre punonjës të Europolit janë dërguar në Bullgari për të hetuar tragjedinë me 18 emigrantët e vdekur të gjetur në një kamion pranë fshatit Llokorsko të Sofjes, bënë të ditur burimet e Komisionit Evropian. Dy oficerë janë dërguar në ndihmë të policisë kufitare dhe një analist në Drejtorinë e Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar. Menjëherë pas incidentit, autoritetet bullgare iu drejtuan Europolit për ndihmë, shtuan burimet e BNR.

Sipas zëdhënëses Anita Hiper, ky rast nuk do të ndikojë në qëndrimin e Komisionit për hyrjen e Bullgarisë në Shengen. "Sfidat e migracionit janë të përbashkëta për të gjithë BE-në," tha ajo.

Ndërkaq, në Greqi u arrestua i kërkuari për vdekjen e 18 emigrantëve – Valentin Hristov, raportoi BNT. Ai u ndalua në afërsi të kufirit midis Turqisë dhe Greqisë, në rrugën midis Aleksandropolis dhe pikës kufitare "Kapiten Petko Voivoda". Hristov do të ekstradohet në vendin tonë, me kërkesë të prokurorisë bullgare, brenda dy muajsh. Deri atëherë ai do të qëndrojë në një burg grek.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Shpëto Sofjen” del nga koalicioni për qeverisjen e Sofjes

Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..

botuar më 25-04-22 2.54.MD

Sofja rekomandohet si destinacioni më i mirë evropian për turizmin pranveror

Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..

botuar më 25-04-22 10.25.PD

Parashikimi i motit për 22 prillin 2025

Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, në Sofje - rreth 7°, dhe maksimalet - midis 21°..

botuar më 25-04-21 7.35.MD