Tre punonjës të Europolit janë dërguar në Bullgari për të hetuar tragjedinë me 18 emigrantët e vdekur të gjetur në një kamion pranë fshatit Llokorsko të Sofjes, bënë të ditur burimet e Komisionit Evropian. Dy oficerë janë dërguar në ndihmë të policisë kufitare dhe një analist në Drejtorinë e Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar. Menjëherë pas incidentit, autoritetet bullgare iu drejtuan Europolit për ndihmë, shtuan burimet e BNR.
Sipas zëdhënëses Anita Hiper, ky rast nuk do të ndikojë në qëndrimin e Komisionit për hyrjen e Bullgarisë në Shengen. "Sfidat e migracionit janë të përbashkëta për të gjithë BE-në," tha ajo.
Ndërkaq, në Greqi u arrestua i kërkuari për vdekjen e 18 emigrantëve – Valentin Hristov, raportoi BNT. Ai u ndalua në afërsi të kufirit midis Turqisë dhe Greqisë, në rrugën midis Aleksandropolis dhe pikës kufitare "Kapiten Petko Voivoda". Hristov do të ekstradohet në vendin tonë, me kërkesë të prokurorisë bullgare, brenda dy muajsh. Deri atëherë ai do të qëndrojë në një burg grek.Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova bisedoi me ambasadorin amerikan në Bullgari, Kenet Merten. Kisellova i shprehu ngushëllimet e saj dhe të deputetëve të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor për të afërmit e qytetarëve amerikanë..
Avatari i parë bullgar është një grua. Emri i saj është Ahinora. Emri i saj do të thotë zot i fuqishëm dhe sipas legjendës, ky ishte emri i gruas së themeluesit të shtetit bullgar, Asparuh. Ahinora është një influencer dhe krijon të paktën dy postime në..
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të "Kishës ortodokse bullgare të stilit të vjetër" nga Gjykata e Lartë e Kasacionit. “Shumë forca janë..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..
Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025. anija..
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të..