Tre punonjës të Europolit janë dërguar në Bullgari për të hetuar tragjedinë me 18 emigrantët e vdekur të gjetur në një kamion pranë fshatit Llokorsko të Sofjes, bënë të ditur burimet e Komisionit Evropian. Dy oficerë janë dërguar në ndihmë të policisë kufitare dhe një analist në Drejtorinë e Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar. Menjëherë pas incidentit, autoritetet bullgare iu drejtuan Europolit për ndihmë, shtuan burimet e BNR.
Sipas zëdhënëses Anita Hiper, ky rast nuk do të ndikojë në qëndrimin e Komisionit për hyrjen e Bullgarisë në Shengen. "Sfidat e migracionit janë të përbashkëta për të gjithë BE-në," tha ajo.
Ndërkaq, në Greqi u arrestua i kërkuari për vdekjen e 18 emigrantëve – Valentin Hristov, raportoi BNT. Ai u ndalua në afërsi të kufirit midis Turqisë dhe Greqisë, në rrugën midis Aleksandropolis dhe pikës kufitare "Kapiten Petko Voivoda". Hristov do të ekstradohet në vendin tonë, me kërkesë të prokurorisë bullgare, brenda dy muajsh. Deri atëherë ai do të qëndrojë në një burg grek.Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025. anija kërkimore "Shenjtorët Kiril dhe Metodi" bëri një kalim deri në Ishillin Smith. Në orën 14:30 në një..
Probabiliteti për të formuar një qeveri është 50%. Këtë e kam deklaruar para Vitit të Ri, këtë e besoj edhe sot, përqindjet nuk janë rritur. Kështu tha për bTV kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova. Për momentin kemi 8 grupe parlamentare dhe..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë. Viti ishte me një temperaturë mesatare për vendin rreth 2,1 °C mbi normat klimatike dhe..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..
Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025. anija..
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të..