Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Angli е festojnë 3 marsin me “Tubimin e Veriut”

Foto: Facebook / Violeta Ivanova

Muzika dhe vallet popullore bullgare kanë qenë gjithmonë pjesë e botës emocionale të bullgarit. Kjo vihet re sidomos kur jeta e bashkatdhetarëve tanë “ndodh” larg rrënjëve të tyre, larg tokës. Nuk ka festë, tubime, dasma apo festime të Vitit të Ri pa vallen popullore bullgare, si shprehje e bashkimit dhe ndjenjës së përkatësisë.

Në frymën e traditës, Shoqata "Bullgaria" BULGARIAN COMMUNITY MIDLANDS CIC organizon një tjetër takim të madh të bullgarëve në Angli në “Tubimin bamirës të Veriut”. Ngjarja është me rastin e festës sonë kombëtare, 3 marsit, por do të zhvillohet më 4 mars në qytetin Derby në Anglinë Qendrore. Në të mund të marrin pjesë fëmijë, të rritur, bullgarë dhe të huaj, grupe dhe valltarë individualë, profesionistë dhe amatorë të cilët do të kënaqen me çmendurinë dhe gëzimin e Veriut. Sepse vallet popullore të kësaj zone folklorike dallohen pikërisht nga kërcimet e larta, liria e lëvizjeve, të cilat shoqërohen me shkëputjen nga shqetësimet dhe përditshmëria dhe kënaqjen në gëzim e hare. Dhe e gjithë kjo do të shoqërohet me kënaqësinë e veshjes së një kostumi autentik bullgar nga ky rajon. Kjo është karakteristika e aktiviteteve që organizon Shoqata - thotë kryetarja e saj, Violeta Ivanova. Ajo vetë e krijoi organizatën pasi zbuloi se në komunitetin bullgar në Mbretërinë e Bashkuar ka një uri për ngjarje të tilla, ku bashkatdhetarët tanë jo vetëm mund të këndojnë dhe kërcejnë folklorin bullgar, por edhe të vishen me kostume, të rikrijojnë zakonet popullore dhe kështu të deklarojnë me krenari përkatësinë e tyre kombëtare para bashkësive lokale. “Sepse kur je larg, kjo është e rëndësishme”, i tha Violeta koleges sonë Ina Nikollova nga BNR-Stara Zagora. Bullgarja ka lindur në Silistra, por 30 vitet e fundit jeton jashtë vendit, shumica prej tyre në Britaninë e Madhe. Historia e shoqatës e krijuar nga ajo filloi në fund të vitit 2016.

“Vendosa të krijoj një grup, shkrova një reklamë në grupet e bullgarëve në Angli dhe pas tre ditësh kisha 16 persona që shprehën interes. Nuk kishim sallë dhe i ftova në shtëpinë time, shtrova tavolinat në kuzhinë, bëra një darkë për t'u njohur me njëri-tjetrin dhe kështu vendosëm të krijonim një grup vallëzimi Folk Ensemble Bulgaria-Nottingham dhe Shoqatën - BULGARIAN COMMUNITY MIDLANDS CIC. Pas kësaj ata filluan të përparonin shumë shpejt në kërcimin e valleve, po afroheshin Krishtlindjet dhe duhej të bënim një festë. Fillova të porosisja kostume, gajde, daulle. Prindërit më dërguan të gjitha reliktet që kishin mbetur nga familja ime në krahinën e Dobruxhës - qilima, mbulesa tavoline, etj. Kostumet popullore i morëm më 3 dhjetor dhe më 4 dhjetor 2016 patëm mbledhjen tonë të parë.”

Sot Shoqata jonë është më e madhja dhe më aktive në Angli, thotë Violeta. Anëtarët e saj janë njerëz të profesioneve të ndryshme - inxhinierë, avokatë, mjekë, mësues.

Mjetet që mbledhin nga biletat për evente të ndryshme, shpenzohen kryesisht për blerjen e kostumeve popullore dhe aksesorëve. Sot ata kanë më shumë se 100 kostume kombëtare.

“Na mungon shumë atdheu. Këtu krijuam shkolla dhe shoqata për t’i mbajtur të gjalla këto tradita, për të na mbajtur pranë rrënjëve, për të ruajtur vetëdijen dhe kulturën tonë bullgare, sepse jemi larg dhe nuk mund të marrim pjesë në tubimet në Bullgari”, shtoi bullgarja.

Në fund të majit të vitit të kaluar, në një aktivitet të Shoqatës "Bullgaria" në qytetin e Derby, pjesëmarrësit vendosën një rekord të ri për kërcimin e më shumë valleve - 106. Për gati tetë orë, më shumë se 300 njerëz nga tërë Anglia, Skocia dhe cepa të ndryshme të Evropës kërcenin në ritmin e Bullgarisë. Dhe megjithëse për të huajt takti i pabarabartë i valleve tona është i vështirë, emocioni dhe kujtimi i përjetimeve dorë për dore janë më të forta se hapat e drejtë.

Përpiloi: Vesella Krësteva (është përdorur intervista e Ina Nikollovës, Radio Stara Zagora)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/ Violeta Ivanova, Facebook /Folk Ensemble Bulgaria-Nottingham




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD
Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD